Po, është e vërtetë! Zbutësi i rrobave i bën tenxheret të shkëlqejnë si të reja
Tiganët e vjetër, të konsumuar dhe që shpesh krijojnë skore pasi kemi gatuar janë shumë të vështirë për t’u pastruar.

Ato na marrin një pjesë të mirë të kohës dhe në fund, jo gjithmonë arrijmë rezultatet që duam. Por e dinit se ai zbutësi që përdorni për rrobat, mund t’ju japë një dorë në këtë drejtim?

Po, po. Siç e lexuat!

Ajo çfarë duhet të bëni është:

Merrni tiganin që ka ngjitur dhe i shtoni një filxhan kafeje nga zbutësi i rrobave.
I shtoni një gotë ujë të nxehtë sipër dhe e lini gjithë natën.
Të nesërmen do ta keni shumë më të lehtë për ta pastruar.
Shtuar më 29/09/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori