Bie nga biçikleta, vdes 17-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë e re vetëm 17 vjeç ka ndërruar jetë në SQU.

Sipas dëshmive të familjarëve, vajza në fjalë me iniciale R.D., është rrëzuar nga bicikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

NJOFTIMI I POLICISë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 15:15