Pirja e ujit kur nuk jeni të etur mund t’ju vrasë
Ekspertët po paralajmërojnë se pirja e ujit kur nuk jemi të etur mund të na vrasë.

Konsumimi i tepërt lëngjeve pengon mekanizimin mbrojtës të gëlltitjes brenda trurit, ka zbuluar një studim i ri.

Duke e forcuar trupin të pijë më shumë ujë seç duhet, e ndaloni më shumë këtë mekanizëm, duke u rrezikuar nga intoksikimi i ujit, pretendojnë shkencëtarët.

Kur konsumohen shumë lëngje, shfaqet gjendja hiponatremia, ku nivelet e sodiumit në gjak ulen shumë poshtë normales. Ajo mund të shkaktojë letargji, të vjella, konvulsion, madje mund të çojë edhe në gjendje kome ose vdekje nëse lihet pa trajtuar.

Autori kryesor i studimit, dr. Michael Farrell, nga Universiteti Monash, Melburne, thotë: “Duhet të bëjmë vetëm atë që na kërkon trupi. Pini ujë vetëm kur jeni të etur dhe jo me orar të programuar”.

Sipas tij, ka pasur raste të atletëve në maratonë që kanë vdekur vetëm për shkak të rekomandimeve për të pirë sa më shumë lëngje, edhe kur nuk ishin të etur./albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 15/10/2016, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori