Operacioni i SPAK, Berisha: Vetëm një bos i krimit është arrestuar, të tjetër morën lajmin “ik sa më shpejt”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, para takimit të tij me demokratët e Korçës, u pyet lidhur me operacionin e SPAK dhe arrestimet e bëra në kuadër të ngjarjeve kriminale që ishin zbardhur.

Berisha tha se SPAK nuk kishte bërë asgjë tjetër veçse kishte lajmëruar personat e tjerë që të largoheshin sa më parë dhe se nga 8 persona të shpallur në kërkim, vetëm njëri prej tyre ishte në arrest.

Pyetje: Arrestimet e SPAK, çfarë komenti keni?

Berisha: Arrestime nero! Domethënë, nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest, të tjerët morën lajmin: ik sa më shpejtë!