Pilula që lufton kancerin
Një ilaç i zakontë që përdoret për të kontrolluar presionin e gjakut, mund të luftojë kancerin, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut në tumore.

Ekspertët, siç shkruan BBC, shpresojnën se mund të rrisë jetëgjatësinë, i kombinuar me ilaçet e tjera që duhet të marrin pacientët e sëmurë. Pas testeve të suksesshme te minjtë, mjekët planifikojnë që ilaçin losartan t’ua japin pacientëve me kancer në pankreas, për të parë nëse mundet të ndalë përhapjen e sëmundjes.

Aktualisht, vetëm 5 % e sëmurëve me këtë lloj kanceri, shkojnë deri në 5 vjet, pjesa tjetër, sidomos kur sëmundja është në fazën e metastazës, jetojnë 4-6 muaj. Losartan përdoret për më shumë se 1 dekadë tek ata pacientë që kanë probleme me presionin e gjakut. Ai ndihmon në hapjen e tyre e për pasojë në qarkullimin më të mirë të atij që njihet si “lëngu i jetës”.
Shtuar më 02/10/2013, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori