Pika të zeza në fytyrë, ja zgjidhja
Pikat e zeza (mitiserat) formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e lëkurës bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër dhe formojnë pikat karakteristike me ngjyrë të errët.

Pikat e zeza janë pore të bllokuara për shkak të vajit të tepërt. Vaji prodhohet nga gjendrat tuaja të vajit, të quajtura gjithashtu gjendra dhjamore.

Vaji i tepërt mund të vendoset dalëngadalë në poret tuaja dhe të forcohet. Kjo shkakton zgjerim dhe trashje të poreve.

Nëse keni pika të zeza dhe të bardha rreth hundës dhe pjesëve të tjera të fytyrës, mund t’i trajtoni pa frikë me disa ilaçe shtëpiake që në përbërje të tyre kanë vetëm përbërës natyralë.

Këto maska janë shumë të domosdoshme për shëndetin e lëkurës, ato e pastrojnë nga pikat e zeza, gjithashtu ndihmojnë në hidratimin e saj, dhe parandalimin e shfaqjes sërish të pikave të zeza.

Maska më efikase për luftimin e pikave të zeza :

Çfarë nevojitet

Kripë

Pastë dhëmbësh

Një furcë e vjetër (mund të përdorni furçë dhëmbësh të dëmtuar)

Rrobë e pastër

Ujë i ngrohtë

Merrni një sasi të vogël pastë dhëmbësh dhe shtrydheni. Shtoni pak kripë në të dhe përziejini mirë. Pastaj vendoseni përzierjen mbi furçën e dhëmbëve. Fërkojeni shumë butësisht mbi hundë për rreth 2 minuta përpara se ta lani me ujë normal çezme.

Zhysni rrobën e pastër në ujë të ngrohtë dhe pastaj shtrydheni krejtësisht nga uji. Kjo do t’iu japë një rrobë të ngrohtë që nxjerr avull. Vendoseni në hundë dhe hiqeni pas 15 sekondash. Përsëriteni këtë veprim edhe dy herë të tjera.

Pastaj duhet ta aplikoni menjëherë pastën duke përdorur hapat e mëposhtëm:

Përbërësit

Kos

Skrab fytyre në formë dheri

Përziejmë 3/4 lugë çaji skrab dhe 2/5 lugë çaji kos. E aplikojmë këtë përzierje mbi pikat e zeza dhe e masazhojmë lëkurën. E lëmë 10 minuta në fytyrë përpara se ta lajmë me ujë shumë të ftohtë.
/albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori