Pijet që trefishojnë rrezikun e goditjes në tru dhe demencës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të rriturit që konsumojnë të paktën 1 pije dietike në ditë janë 3 herë më shumë të rrezikuar nga goditja në tru dhe demenca, tregon një studim i ri.

Shkencëtarët thonë se këto pije nuk duhet të konsiderohen më si një alternativë më e shëndetshme dhe i rekomandojnë njerëzit që të konsumojnë më mirë ujë ose qumësht.

Studimi i kryer tek gati 4400 të rritur sugjeron gjithashtu se pijet dietike ka më shumë mundësi që të shkaktojnë goditje në tru ose demencë krahasuar me ato të pasura në sheqer. Megjithatë ekspertët sugjerojnë që edhe këto pije të konsumohen në sasi të moderuar.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit mendojnë se ëmbëltuesit artificialë mund të nxisin goditjen në tru dhe demencën duke prekur enët e gjakut.

Pijet dietike zënë një të katërtën e tregut të pijeve të ëmbla, megjithatë po shtohet të dhënat që tregojnë se ato nuk janë aq të shëndetshme sa është menduar më parë.

Nga një analizë e gjatë që është bërë nga Kolegji Imperial i Londrës në janar, hulumtuesit shkencorë zbuluan se pijet dietike nuk janë më të mira se ato me shumë yndyra kur bëhet fjalë për rënien në peshë, Madje, autorët thonë se ato çojnë në obezitet duke nxitur receptorët e sheqerit në tru dhe shtuar dëshirën për të ngrënë ushqime me sheqerna, shkruan Shëndeti.

Në studimin e fundit hulumtuesit shkencorë monitoruan më shumë se 4300 të rritur mbi 45 vjeç. Ata plotësuan një pyetësor në lidhje me ushqimet dhe pijet që kanë konsumuar në vitet ’90 dhe më pas u monitoruan për 10 vjet.

Rezultatet treguan se të rriturit që kishin konsumuar një ose më shumë pije dietike ishin 2.9 herë më të rrezikuar që të prekeshin nga demenca dhe 3 herë më të rrezikuar nga goditjet në tru, krahasuar me ata që nuk i konsumonin fare.
Shtuar më 21/04/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori