Pijet e gazuara vrasin ngadalë?
Arsyeja: pijet e gazuarasheqerosura i inkurajojnë qelizat që të plaken më shpejtë dhe të replikohen më pak.

Studimi e hulumtoi ADN-në e konsumuesve të pijevegazuara dhe e zbuloi një lidhje të fortë mes pijevegazuara dhe plakjes së qelizave. Sa më shumë konsum të pijevesheqerosura që një pjesëmarrës i studimit kishte raportuar, aq më të shkurtra i kishte telomeret.

Telomeret janë skajet mbrojtëse të kromozomeve që i mbrojnë fillesat e ADN-së dhe e nxisin riprodhimin e qelizave. Sa më e shkurtër mbulesa e skajit, qeliza është më pak në gjendje të riprodhohet.

“Konsumi i rregullt i pijevegazuarasheqerosura mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve, jo vetëm duke e sforcuar kontrollin e sheqernave nga metabolizmi i trupit, por edhe përmes plakjes së përshpejtuar qelizore të indeve,” paralajmëroi studiuesja Elissa Epel, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, në një deklaratë për shtyp. /albeu.com/

Shtuar më 03/12/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori