Peshku rrit efikasitetin e trurit
Mish peshku
Nëse hani peshk, i cili është i pasur me acidet yndyrore omega-3, e ngrini qarkullimin e gjakut në tru dhe kështu do të përmirësoni efikasitetin e tij.

Hulumtimi më i ri tregon se si peshku po ashtu mund të përshpejtojë kohën e reagimit dhe të zvogëlojë nivelin e lodhjes në tru, madje edhe pas kryerjes së punëve të rënda.

Shkencëtarët britanikë pohojnë se si rezultatet mund të jenë shumë të rëndësishme për personat më të moshuar, pasi që ata na tregojnë dukshëm se si kanë potencialin e refuzimit të dementias.

Ata konkretisht kanë kryer dy hulumtime për të testuar ndikimin e peshkut të kaltër. Vullnetarët kanë marrë shtesat e ushqimit me vaj peshku që është i pasur me acidet yndyrore DHA omega-3.

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja e shtesave omega-3 gjatë kryerjes së detyrave mendore, nxit qarkullimin e gjakut në zonat aktive të trurit.

Një hulumtim tjetër ka hulumtuar ndikimin e dhënies së dy shtesave të vajit të peshkut grupit të vullnetarëve të moshës 18-35 vjeçare, për më shumë se tre muaj.

Rezultatet kanë treguar pak dallime në qarkullimin e gjakut në tru, mirëpo është dëshmuar kohë më e shpejtë e reagimit dhe nivel më i ulët i lodhjes pasi që u është dhënë detyra që duhej ta kryenin.

"Këto zbulime mund të kenë implikime për funksionimin mental në jetën e mëvonshme", thuhet në deklaratën e autorit të hulumtimit, Philipp Jackson, nga Universiteti Northumbria nga Britania e Madhe.
Shtuar më 06/11/2011, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori