Pesë ushqimet që përmirësojnë tretjen
Për shkak të hormoneve, gratë priren të vuajnë më shumë nga konstipacioni në krahasim me burrat. 16% e grave vuajnë rregullisht nga problemet e aparatit tretës dhe sipas mjekëve shkaktarët e kësaj gjëndjeje përfshijnë ciklin menstrual, ndryshimet në regjimin ushqimor, stresi, udhëtimet etj . Nëse prej ditësh zakonet tuaja të të shkuarit në tualet kanë ndryshuar, duhet të shtoni disa ushqime në regjimin ushqimor që veprojnë si laksativë natyralë.

Konsumoni sa më shumë ujë. Qëndroni të hidratuar në mënyrë që të mos keni probleme me aparatin tretës. Kosi gjithashtu ndihmon në tretje. Probiotikët e këtij ushqimi do të rivendosin balancën në mikroflorën e stomakut duke rregulluar pH dhe shtuar numrin e baktereve të mira.

Jeshillëqet janë të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e aparatit tretës dhe përmirësojnë funksionet e këtij të fundit. Fibrat stimulojnë kontraksionet e zorrëve duke ndihmuar që organizmi të nxjerrë jashtë mbetjet.

Xheli i aloe verës apo lëngu do t’ju ndihmojë gjithashtu me këtë problem. Studimet kanë treguar se aloe përmban 75 vitamina, enzima e minerale që veprojnë në organizmin tonë.

Farat e lirit janë një nga burimet më të mira të fibrave, ndaj sigurohuni që këto të fundit t’i shtonit në smoothie , sallatë apo kosin tuaj.

Vaji i ullirit do të lehtësojë konstipacionin, pasi do të veprojë si një lubrifikues natyralë për mukozën e zorrës së trashë. Mund të konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë e të ndjeni që sistemi tretës do të vihet në lëvizje.
Shtuar më 10/06/2018, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori