Jo vetëm Harry Kane, Bayern ka gati planin B, sytë te “bomberi” i Serie A

Juventus është kthyer në nivele të larta, më në fund trajneri Allegri ka në dispozicion “peshat e rënda”, por për momentin shqetëson vetëm Vlahovic, më saktë nuk është në momentin e tij më të mirë. Dusan Vlahovic nuk po gjen qetësi as në lidhje me merkatos, serbi vijon ta shoh veten në treg, kështu ishte në verë, kështu pritet të jetë edhe në përfundim të këtij sezoni.

Vlahu

Në Angli, emri i Vlahovic është fiks në listën e dëshirave të klubeve si Arsenal dhe Chelsea, por emri i tij vijon të jetë prezent edhe në tryezën e Bayern Munich.

Gjigantët gjerman kërkojnë me çdo kusht një qendërsulmues të ri për merkaton e verës, nëse dështon pista Harry Kane atëherë do të synojnë me kohë të plotë të transferojnë “bomberin” e Juves.

Vlahovic“Zonja e Vjetër” shpenzoi afro 92 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina, shifër që torinezët me siguroi do ta kërkojnë nga Bayern për të lënë të lirë sulmuesin.


Shtuar 4.03.2023 10:55