“Mitsubishi” të Mallakstër merr përpara këmbësorin, përplas dhe tre mjete të parkuara

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara(dëme materiale) dhe  (këmbësorin)shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vijon…