Përkëdheljet e nënës ndaj foshnjes normalizojnë rrahjet e zemrës
Pëlqej
Përkëdheljet e nënës ndaj fëmijës që sjell në jetë, ndikon në normalizimin e rrahjeve të zemrës. Eshtë instiktive që nëna të jetë sa më pranë foshnjes, ta mbrojë, ti ofrojë ngrohtësi, por studjuesit kanë edhe një shpjegim më të detajuar ndaj këtij akti. Kanë qënë kërkuesit gjermanë të cilët janë marrë me raportin ndërmjet nënës dhe foshnjes, e ndërsa konkluzionet kanë qënë ato të pritshmet.

Bazuar në një studim gjerman të drejtuar nga Merle Fairhurst dhe Max Planck Institute for Human Cognitive, Brain Sciences në Leipzig, përkëdheljet ndikojmë për të ngadalësuar rrahjet e zemrës te fëmija, duke i normalizuar ato.

Studjuesit matën reagimin ndaj stimujve dhe përkëdhelive të nënës te një grup të sapolindurish. Pas këtij procesi është vënë re se fëmijët bëheshin më të ndjeshëm ndaj ledhatimeve të nënës dhe zemra e tyre niste të rrihte më normalisht. Si rrjedhojë, ndikimi ishte pozitiv në shëndetin e foshnjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori