Përfitimet nga konsumi i panxharit
Një studim i kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, tregoi se konsumi i përditshëm i lëngut të panxharit përmirëson rrjedhën e gjakut në tru dhe rrit kujtesën.

I njëjti studim ka arritur në përfundimin se përqendrimi i lartë i nitratit tek lëngu i panxharit mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore.

Kur konsumohet rregullisht, ai ndihmon për të luftuar kundër stresit oksidativ. Fibrat e panxharit të kuq ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit.

Panxhari shërben për të normalizuar presionin e gjakut.
Ai ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të arterieve, pra ndihmon në parandalimin e venave dhe variceve.

Lëngu i panxharit stimulon funksionin e qelizave të mëlçisë.
Ngrënia në mënyrë të rregullt e panxharit ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Panxhari gjithashtu mund të qetësojë dhimbjen e kokës apo dhimbje dhëmbi, dizenteria dhe dhimbje mesi./albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori