Përfitimet e organizmit nëse konsumoni një lugë bajame në mjaltë
Nëse konsumoni një lugë me bajame të përzier me mjaltë, i keni dhuruar vetes një formulë të shëndetshme për të rritur imunitetin dhe luftuar kolesterolin e keq. Zakonisht jemi njohur me kombinimin e arrave dhe mjaltit, por bajamet ofrojnë edhe më tepër avantazhe.

Bajamet duhet të mbahen në ujë gjatë natës, që të largohen të gjitha mbetjet dhe lëkura, të dekompozohet gluteni dhe të çlirohet acidi fitik.

Hiqini bajamet nga uji, ato do të pastrohen lehtë nga cipat që rëndojnë stomakun dhe lërini të kullojnë plotësisht.
-Zgjidhni mjaltin tuaj të preferuar. Merrni një kavanoz qelqi dhe hidhni 500 ml mjaltë dhe 100-150 gramë bajame.

Hidhni fetat e një limoni për më tepër Vitaminë C dhe shijojeni.
-Sigurohuni që të hani një lugë çdo mëngjes, por mos të merrni më shumë se 5-6 bajame në një lugë.

Ky kombinim plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium e magnez. Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori