Shkon në 132 numri i të infektuarëve me koronavirus, “ngrin jeta” në Itali

Numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet frikshëm në Itali. Mediat italiane raportojnë në këto momente se numri i të infektuarve ka shkuar në 132 persona.

Ndërkohë, 26 prej të prekurve janë nën terapi intensive. 90 prej të infektuarve janë në Lombardi, 25 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti i turistëve kinezë në Spallanzani) dhe një në Piemonte.

Ndërkaq, ditën e djeshme u shënuan dy viktimat e para të virusit vdekjeprurës në vendin fqinj.

Italia është në gjendje alarmante, ndërsa në zonat më të prekura janë urdhëruar të mbyllen shkollat dhe instutucionet duke filluar nga dita e nesërme.


Shtuar 23.02.2020 11:39