Përdorni vajin e rigonit në vend të antibiotikëve
Benefitet e vajit të rigonit janë të mëdha kur bëhet fjalë për shëndetin, por ka më shumë përfitime në rrugët e frymëmarrjes dhe për sistemin imunitar. Është i njohur gjithashtu për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, si:

Infeksionet e traktit urinar (UTIs) të shkaktuara nga bakteret si E. coli, Proteus dhe Pseudomonas aeruginosa.

Infeksionet respiratore të shkaktuara nga bakteret si Klebsiella pneumoniae dhe Staphylococcus aureus.

Infeksionet e mykut, madje edhe ato që janë rezistente ndaj Diflucan-it, ilaçit kundra mykut që përdoret zakonisht.

Infeksionet parazitare të shkaktuara nga ameba giardia - u zbulua se ishin më efektive sesa antibiotikët si Tinidazol.

Një ekip kërkuesish indianë dhe britanikë zbuluan se vaji i rigonit ka vetit të forta antibakteriale që mund të vrasin çdo bakter vdekjeprurës.

Vaji i rigonit ka gjithashtu veti në parandalimin e sëmundjeve parazitare të shkaktuara nga patogjene si listeria, salmonella, E. coli, dhe Shigella dysenteria. Shtimi i saj tek ushqimet jo vetëm që ndihmon në vrasjen e baktereve, por gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e helmimit të ushqimit.

Përveç përdorimit të metodës së avullit për lehtësimin e kollës dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, mund ta përdorni edhe për:

Mbron nga insektet. Carvacrol në vajin e rigonit vepron duke larguar insektet nga trupi juaj. Provoni të vini disa pika në zonën e kampingut ose të cadrës suaj, ose të aplikoni një përzierje të holluar në lëkurën tuaj kur shkoni jashtë.

Ndihmon në shërimin e plagëve, zbokthit dhe problemeve të tjera të lëkurës. Disa ekspertë gjithashtu avokojnë duke përdorur një version të holluar për të trajtuar aknet.

Lehtësoni dhimbjet e fytit. Thjesht shtoni disa pika në një gotë uji.
Shtuar më 08/02/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori