Bllokimi i anijes me mbetje kancerogjene, Blendi Klosi: Pika kulmore!

Ditën e djeshme bisnesmeni Zamir Kormuzi u arrestua së bashku me 6 persona të tjerë në Vlorë, për dërgimin nga Italia të disa mbetjeve të cilat janë konsideruar sit ë rrezikshme nërsa vetë ai nuk e ka pranuar diçka tëtillë.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Mjedisit, Blendi KlosiiI cili shprehet se nuk di nëse ka edhe raste të tjera dhe që do ti nënshtrohen hetimit,.

Sipas Klosit, operacioni i djeshëm ishte i suksesshëm ndërsa thekson se ishte i organizuar qartësisht.

“Operacioni i djeshem i organizuar ne menyre te struktuar nga ministria e rendit dhe ministria e mjedisit se bashku me autoritet lokale ne Vlore ishte nje aksion i cili shenon nje nga pikat kulmore ne kuader te gjithe perpjekjeve qe bejme ne per te vazhduar ne menyre te fortë moratoriumin e mbetjeve te rrezikshme ne vendin tone, ishte nje operacion i cili u planifikua qartesisht dhe shenoi sukses sepse gjithe strulturat perfshire gjeresisht strukturat e mjedisit, kryen ate operacion duke verifikuar tashmë sesa i thelle eshte ky problem.

Eshte nje ngjarje e dites se pare apo ka raste te tjera per te cilat do te hetohet dhe hetimi do te shkoje thellesisht ne gjithe aktivitetin per mua shume kriminal qe ka zhvilluar ajo kompani. Megjithate do ia leme hetimit fjalen e fundit dhe laboratoreve shkencore qe te vertetojne perberjen e atij materiali dhe rrezikshmerinë qe ai ofron per njerezit por ndihem mire qe patem nje kombinim te jashtezakonshem me policinë e shtetit dhe ne kuader te reformimit te institucioneve qe kontrollojne mjedisin ne Shqiperi pasi mbrojtja e mjedisit eshte bere detyre e gjithe shoqërise dhe njerzit kane shume ne dore. Informacioni erdhi nga qytetare dhe u veprua nga institucione shteterore.

Do doja shume qe kushdo qytetar qe verifikon nje shkelje te trajtimit te mbetjeve urbane te asaj cfare tashme eshte dhe nje veper penale nje krim mjedisor te informojne strukturat e rendit strukturat mjedisore dhe strukturat qe kand te bejne me platformat e bashkeqeverisjes qe eshte komunikimi i drejrperdrejt me qytetaret.

Qartazi po ju bej thirrje qe ne kuader te reformes te institucioneve mjedisore duke bere nje reforme te thelle te institucioneve qe ndjekin problematikat e mjedisit dhe kalimin e inspektimit ne terren pra agjencise kombetare te ruajtjes se territorit, nje veper e madhe qe duhet te shkoje ne gjithe kuader te luftes kunder krimit mjedisor po ashtu miratimin ne parlamentin shqiptar,vetem ne ndryshimet e fundit qe i bëmë kodit penal te futjes se krimit mjedisor si nje veper penale e ka bere qe gjithe ky kuader,te jete nje kuader i plote ligjor dhe administrativ per te luftuar per nje Shqiperi te paster,por sado te perpiqen institucionet shteterore do te jete lufte e manget nese ska bashkepunim me qytetaret”, tha Klosi. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2020 16:16