Për të shmangur kancerin, zgjidhni qepën e kuqe para të bardhës
Pëlqej
Qepa e kuqe ndihmon në vrasjen e qelizave të kancerit, sipas një studimi të ri, shkruan Sovrani.info

Kur blini qepët, blini atë të kuqen para të bardhës. Të dyja llojet e qepës përmbajnë antioksidues, por një studim i ri sugjeron që varieteti i kuq mund të jetë veçanërisht i fuqishëm në luftimin e kancerit.

Studiuesit thonë se qepa e kuqe kanë një pigment bimor që rrit aftësinë e molekulave për të “pastruar” ose për të kapur dhe shkatërruar, jo vetëm qelizat kancerogjene, por ndikon edhe në sëmundjet e zemrës, diabetin, shkruan Sovrani.info

Ekspertët e ushqimit kanë kohë që kanë rekomanduar që njerëzit të zgjedhin fruta dhe perime me ngjyrë të bollshme, prandaj dhe qepa e kuqe ka më shumë pushtet kundër kancerit se sa e bardha, thonë ata. Megjithatë, kjo është hera e parë që hipoteza është konfirmuar në laboratore.

Ka shumë lloje të varieteteve të qepëve, dhe fermerët duhet të dinë se cila është më e mira për të investuar” thotë studimi. Mbjellja e varieteteve më të kuqe mund t’u japë këtyre kultivuesve një avantazh, jo vetëm në industrinë ushqimore, por ndoshta edhe në industrinë ushqimore funksionale./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori