U qëllua me plumb pas koke, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së Aleksandër Zakës

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Aleksandër Zakës.

51-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina pasditen e së shtunës.

Sipas protothema.gr, efektivët e policisë që po merren me rastin kanë dalë në përfundimin se pas vrasjes së Zakës qëndron një person i cili ka pasur lidhje me viktimën, pasi e ka vizituar edhe në shtëpi.

Autoritetet greke nuk japin detaje në lidhje me identitetin dhe kombësinë e autorit të dyshuar.

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për periudhën e kaluar. I dyshuari është në kërkim”, shkruan protothema.

Zaka u gjet i vrarë nga shoku i tij me një plumb në pjesën e pasme të kokës./Albeu.com/