Rikthehen “Piranjat”, nis sezoni i ri investigativ që zbulon mistere (VIDEO)

Emisioni investigativo-statrik “Piranjat” rikthehet në ekranin e ABC-së, këtë mbrëmje, në orën 21:01.

Sërish “Pirnjat” premtojnë tema delikate të cilave do u shkohet deri në fund, shpesh të trajtuara me doza ironie e komiciteti.

Emisioni i konceptuar si një show investigativ, që është eksploruar për herë të parë në ekranin e ABC-së, do të moderohet nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara.

Në 2 orë e 30 minuta Emisioni “Piranjat” do të trajtojë tema delikate, investigime dhe denoncime.

Por gjithashtu do të ketë kamera të fshehta, reportazhe me histori njerëzore nga e gjithë Shqipëria.

Nuk do të mungojnë as këtë sezon kronikat humoristike, të përgatitura me shumë kujdes nga piranjat e emisionit./abcnews.al