E moshuara hidhet nga kati i pestë i pallatit në Korçë, shpëton “mrekullisht”

Foto ilustruese

Mesditën e sotme një ngjarje ka ndodhur në Korçë ku një e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pesë i një pallati.

Shtetasja me iniciale V.G 64-vjeçe është dërguar në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim policie

Më datë 23.09.2022, rreth orës 11:30, në lagjen nr. 10, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati shtetasja V. G., rreth 64 vjeçe, e cila u dërgua në Spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com