Për nënat që mendojnë të abortojnë ... (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik se në Shqipëri regjistrohen mbi 9000 aborte në vit (të dhëna zyrtare), ka tronditur shoqërinë shqiptare duke hapur edhe debat për ligjshmërinë e këtij fenomeni.

Për të sensibilizuar opinonin dhe për t'ju sqaruar njerëzve se çfarë në të vërtetë është aborti, Portali Albeu ka vendosur të publikojë një video rënqethëse ku shihet qartë se si bëhet aborti dhe çfarë ndodh gjatë këtij procesi jo njerëzor.

Urojmë që kjo video t'i bëjë të mendojnë edhe njëherë të gjithë ato nëna dhe baballarë që abortin e shohin si "shpëtim".

Ne, redaksia e Portalit Albeu.com, të pozicionuar qartë kundër lejimit të abortit në vendin tonë, me qëllim të senzibilizimit të opinonit dhe ndalimin e vrasjes së foshnjeve që akoma nuk kanë lindur, publikojmë këtë video në të cilën mund të shihet se çfarë krimi është ky veprim.

Shikoni videon dhe më pas vendosni!

Ç'është aborti?

Abort quhet nxjerrja e embrionit nga mitra e femrës. Ndryshe, disa e quajnë abortin si vrasje e foshnjës para se të lindë.

Ju sugjerojme qe keto pamje te mos shikohen nga persona nen 18 vjeç dhe të dobët emocionalisht.



Ndërkohë, vite më parë këngëtarja Shyhrete Behluli ka kënduar një këngë për abortin të cilën e ka quajtur "Letër nga Parajsa". Autor i tekstit është Fatmir Muja.

Dëgjoni këngën e dhimbshme dhe lexoni tekstin e mëposhtëm:





Letër nga parajsa:

A nuk kishte bota
Vend edhe për mua
Apo zemra jote
Nanë s’kishte mëshirë

Më thanë se parajsa
Është nën këmbët tua
T’më përkdhelje ti
Pata shumë dëshirë


E atë botë të cilën
Ti e do aq shumë
A se meritova
Ta shoh edhe unë?!

Veç t’kishe menduar
Nga unë si je ndarë
Pak do t’kishe qeshur
Shumë do t’kishe qarë


Se njërëzit gabojnë
Me atë botë mashtrohen
Por më t’mirët janë
Ata që pendohen

Edhe pse kam dashur
Lule për t’dhuruar
Nuk më dhimbset jeta
Që se kam jetuar

Se bota të cilën
Ju e doni shumë
S’është më e mirë se bota
Ku po jetoj unë

Vallë a kaq të vogël
Ka zemrën nji nanë
Dashurinë ndaj fëmisë
Mbrenda që se mban

Asnjëherë për mua
Nuk t'rrodhi pika e lotit
Asnjëherë s’mendove
Se del para Zotit

Se njërëzit gabojnë
Me atë botë mashtrohen
Por më t’mirët janë
Ata që pendohen
Shtuar më 05/03/2012, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian