Për kujtesë të fortë konsumoni këto ushqime
Pëlqej
Luleshtrydhet, peshku, arrat dhe e verdha e vezës janë ushqimet të cilat garantojnë një kujtesë të fortë. Për këto ushqime sigurisht që duhet të shtohet doza e tyre, por jo që të teprohet me ngrënien e tyre.

Luleshtrydhet përmbajnë sasi të madhe flavonoidesh, një substancë që garanton forcimin e memories. Flavonoidet gjenden edhe te frutat e pyllit. Konsumi i tyre dhe i luleshtrydhes redukton stresin cerebral. Për zhvillimin e trurit është edhe e verdha e vezës. Pavarësisht kësaj, nuk këshillohet që të teprohet me ngrenien e tyre. Mjafton që të hahen tre herë në javë.

Salmoni, ky lloj peshku përmban në sasi të madhe omega 3. Studimet kanë treguar se niveli e ulët i omega-3 mund të shkaktojë humbjen e kujtesës, mungesë përqendrimi dhe çrregullime të humorit. Nuk duhet të harrojmë arrat, ku në sajë të vitaminës E që përmbajnë, garantojnë një shëndet të mirë për trurin. Ato ndikojnë për të parandaluar humbjen e kujtesës me kalimin e viteve. /albeu.com/






Shtuar më 27/09/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori