Për dhëmbë të bardhë përdorni çaj jeshil
Pëlqej
Përkujdesi ndaj dhëmbëve nuk është asnjëherë i tepruar, e ndërsa shumë çajra shërbejnë për qetësimin e mishrave, por edhe mbrojnë dhëmbët tanë. Një ndër çajrat e këshillueshëm dhe mjaft i mirë është ai jeshil.

Ekzistojnë një sërë arsyesh pse ne duhet ta përdorim atë, por më e rëndësishmja është se mbron dhembët nga kariesi dentar pasi normalizon aciditetin e peshtymës. Me anë të antioksidantëve aktiv, vepron mbi mishrat e dhembëve duke parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Jo vetëm kaq, pasi çaji jeshil na ndihmon të mbajmë dhëmbët të shëndetshëm. Antioksidantët e çajit ndikojnë ne parandalimin e kancerit të gojës, pasi veprojne mbi qelizat e dëmtuara duke parandaluar rritjen e qelizave tumorale. Nëqoftëse keni ende probleme me aromën e pakëndshme të gojës, tashmë ju ndihmon çaji jeshil. Ky i fundit ndihmon në eleminimin e aromës se keqe të gojës, pasi eleminon bakteret dhe pastron gojën. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori