Patatet, armiku i madh i kancerit të stomakut
Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceristomak.

Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceristomak.

E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekpertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Konsumi i rreth 50 g të kësaj vitamine, çdo ditë, ul deri në 8 përqind rrezikun për t’u prekur nga kanceri.
Shtuar më 11/04/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori