Veshkat janë organet që kryejnë disa nga funksionet më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku më u rëndësishmi është ai i filtrimit dhe pastrimit të gjakut nga toksinat dhe eliminimin e mbetjeve me anë të urinës.
Përveç ilaçeve, ekzistojnë edhe disa erëza të cilat parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e
gurëve në
veshka dhe mbledhjen e toksinave në trup.
Një ndër këto erëza është edhe
majdanozi. Ai është shumë i pasur në vitamina, veçanërisht në vitaminat K, A, C dhe në minerale esenciale, siç është hekuri, dhe nga të gjithë këta përbërës varet edhe funksionimi i veshkave. Përveç këtyre,
majdanozi ka edhe shumë veti të tjera të cilat përmirësojnë shëndetin tonë. Ja cilat janë këto veti:
Kundër mikrobeve
Ul yndyrat në gjak
Parandalon mbledhjen e toksinave në
veshka.
Ul hipertensionin
Diuretik
Antioksidues
Rregullon ciklin menstrual
Në fushën e mjekësisë njihet gjerësisht rezultati që jep
majdanozi në trajtimin e
gurëve në
veshka.
Theksohet se konsumimi i çajit të
majdanozit rrit prodhimin e urinës dhe si pasojë shkakton nxjerrjen e kristaleve në
veshka jashtë trupit të pacientit.
Për më tepër, çaji i
majdanozit pengon thithjen e kripës nga indet e veshkave dhe si pasojë pengon formimin e
gurëve në
veshka. Dhe gjithashtu lufton ankthin dhe qetëson nervat.
Përgatitja e çajit të
majdanozit është e njëjtë me atë të çajrave të tjerë, dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe përbërës të tjerë./albeu.com/
Burimi Shendeti.com.al
Shtuar më 05/11/2016,
ora 10:32