Makinat përplasen kokë më kokë në Lezhë, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë, në rrugën dytësore drejt fshatit Rrile.

Përplasja mes mjeteve ka ndodhur pranë fabrikës së miellit. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Ata janë shoqëruar në spital, ndërsa njoftohet nga blutë e Lezhës se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.

Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com