E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Pasta dhëmbësh me qymyr, çfarë i shkakton organizmit
Pasta dhëmbësh me qymyr? Ka shumë persona që ndoshta nuk e kanë dëgjuar dhe nuk e dinë për çfarë shërben qymyri dhe shumë të tjerë të cilët e kanë përdorur. Këto lloj pasta dhëmbësh përdoren për zbardhjen e dhëmbëve, madje ka edhe furça dhëmbësh me qymyr.

Por sa efekt japin këto produkte? Në fakt, nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet efektet që mendohet se kanë këto produkte me qymyr në shëndetit oral. Qymyri që përmbajnë pastat e dhëmbëve mund të shkaktojë irritim të mishrave të dhëmbëve. Një efekt tjetër është dëmtimi i smaltit (shtresa e jashtme e dhëmbëve) për shkak të përbërjes gërryese që kanë.

Stomatologët këshillojnë që nëse doni një zbardhim të dhëmbëve, duhet t’i drejtoheni klinikës dentare, sepse larja e shpeshtë e dhëmbëve me pasta që përmbajnë qymyr mund t’i dëmtojë dhëmbët, në vend që t’i zbardhë dhe t’i mbrojë./ Shendeti.com.al


Shtuar më 24/07/2019, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori