Pas grimit, me rëndësi locioni pastrues
Pëlqej
Shpesh na ndodh që pasi kemi vënë grimin në lëkurën tonë, harrojmë dhe ta pastrojmë. Në varësi të llojit të lëkurës, na shfaqen edhe problemet, ndaj ne duhet ti kushtojmë një vëmëndje të madhe edhe marrjes së një locioni, i cili do të ishte efikas. Për ta realizuar këtë locion na shërben ½ filxhan kos natyral, 1 lugë vaj ulliri, ½ lëng limoni.

Në fillim merrni limonin dhe shtrydheni. Hidhni lëngun në një pjatë dhe më pas shtoni me radhë vajin e ullirit dhe kosin natyral. Përzieni mirë gjithë përbërësit me radhë dhe vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe në qafë, që të keni lëkurë të lëmuar.

E lini trajtimin të qëndrojë në fytyrë 20 minuta. 3 minutat e para e masazhoni fytyrën lehtësisht duke veshur më parë doreza plastike. Një pakujdesi gjatë masazhimit me bulëzat e gishtave, mund të plasarisë lëkuren dhe t’a dëmtojë atë, ndaj kushtojini shumë rëndësi trajtimit. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori