Parandaloni rënien e flokut me kos dhe vezë
Pëlqej
Na ndodh shpesh që të kemi rënie të flokëve, kjo për shkaqe të ndryshme. Një maskë ideale do të ishte ajo e realizuar me produkte bio dhe në kushtet e shtëpisë. Për këtë ju duhen pak produkte dhe në një kohë të shkurtër ju do të keni një maskë, e cila do ju jap efektet e kërkuara.

Në fillim duhet të përzjeni një filxhan kos dhe një të verdhë veze. Pasi të keni bërë një masë homogjene, vendoseni në rrënjën e flokut duke i bërë masazh dhe mbajeni për 2-3 minuta.

Kjo maskë forcon rrënjën e flokut, duke parandaluar renien e tij, ndërsa mund ta realizoni 1 herë në javë për 2 muaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori