Parandalon infarktin: Kjo pije është burim i shëndetit për krejt organizmin
Pëlqej
Shtypja e lartë e gjakut paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për infarkt dhe pikën në tru, por shkencëtarët zbulojnë se vetëm një gotë i pijes si kjo mundet të ulë shtypjen e lartë të gjakut.

Shumica pëlqejnë të kënaqen me shijen unike të kefirit, por pak e dinë se ky lëng është i shëndetshëm për krejt organizmin.

Kefiri sidomos ka ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve dhe përmirëson tretjen, por studimet e fundit zbulojnë se është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tashmë është dëshmuar se njerëzit me çekuilibërmakrobiotik në zorrë kanë më shumë rrezik të preken nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë që kishin shtypje të lartë të gjakut dhe për 9 javë ju kishin dhënë kefir.

Ishte dëshmuar se kefiri ua kishte ulur shtypjen e gjakut. Po ashtu, kefiri me ndihmën e baktereve të mira që përmban pakëson inflamacionet në sistemin nervor, e ekspertët po ashtu theksojnë se konsumimi i tij zbut efektet e dëmshme që ushqimi i njelmët ka te pacientët nga shtypja e lartë e gjakut.

Shtuar më 15/05/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori