Pagjumësia mund të çojë në çrregullime ankthi
Pëlqej
Fjetja jo e mirë gjatë disa netëve mund të sjellë çrregullime të ndryshme si ankth ose depresion.

Pagjumësia kronike mund t’i paraprijë zhvillimit të ankthit dhe po ashtu, mund të nxitë depresionin. Këto të dhëna vijnë nga disa studime norvegjeze nga Universiteti Haukeland, që u publikuan në edicionin e fundit të revistës “Sleep”.

Sipas studiuesve, pagjumësia kronike është ndjenjë subjektive e të pasurit probleme me rënien në gjumë ose me fjetjen e qëndrueshme gjatë shumicës së netëve për së paku një muaj.

Pagjumësia, shqetësimet dhe depresioni

Studiuesit kanë gjurmuar depresionin, ankthin dhe pagjumësinë në më shumë se 25 mijë të rritur norvegjez. Gjatë studimit të parë, hulumtuesit kanë përjashtuar pjesëmarrësit me ankth ose depresion dhe kanë analizuar vetëm ata që kanë pagjumësi.

Njerëzit të cilët kishin pasur pagjumësi kronike, gjatë studimit të parë ishin pjesërisht të prirë ndaj sëmundjeve të lidhura me ankthin.

Por, nga studimet u nxor edhe se, pagjumësia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerëzit me pagjumësi, gjatë studimit të parë nuk kanë qenë të prirë të shfaqin shenja depresioni gjatë studimit të dytë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se depresioni dhe pagjumësia nuk janë të lidhura.

Njerëzit me pagjumësi kronike krahasuar me njerëzit pa pagjumësi, ishin më të prirë të kenë ankth ose depresion.
Lehtësimi i pagjumësisë mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimi të çrregullimeve të lidhura me ankthin, është rezultati i studimeve. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2017, ora 23:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori