Pacientët me infrakt, duhet të shohin diellin
Sipas doktorëve amerikanë, një pacient që ka pësuar një atak kardiak mund të rekuperohet më shpejt nëse ekspozohet në rrezet e diellit.

Profesori Tobias Eckle, i Universitetit të Kolorados, thekson: “Studimi ynë tregon se drita e diellit ul rrezikun e infarktit dhe gjithashtu lehtëson pasojat nëse pësohet një i tillë".

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore ‘Nature Medicine', pacientët që kanë pësuar infarkte gjatë kohës së rekuperimit në spital duhet të shohin sa më shumë dritën e diellit.



Shtuar më 28/04/2012, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori