Ortopedia në Spitalin Amerikan, me ndërhyrjet e reja kirurgjikale i kthehen jetës normale edhe pacientët mbi 70 vjeç
Kirurgu Tonin Alia, sfida jonë rekuperimi i shpejtë dhe pa dhimbje i pacientëve.

Nuk ka asnjë dallim mosha e pacientit. Sfida e ekipit të mjekëve ortopedë të spitalit Amerikan 3, drejtuar nga mjeku i njohur Tonin Alia, është rikthimi i tyre në jetën normale, pa dhimbje, pa simptoma invaliditeti. I tillë është rasti një 70 vjeçareje, e cila është drejtuar për ndihmë në spitalin Amerikan.

“Pacientja u paraqit në gjendje të përkeqësuar, duke çaluar dhe në pamundësi për të zhvilluar jetën e saj normale. Sfida e ekipit tim është vendosja e një anatomie normale dhe të bëjmë një ndërhyrje kirurgjikale me parametrat më bashkëkohorë dhe me materialet me cilësore, në mënyrë që pacientja t’i rikthehet jetes normale”, shprehet mjeku Tonin Alia.

Vetë pacientja pas ndërhyrjes, dëshmon se po rehabilitohet dhe gradualisht po i kthehet jetës normale.

”Ndryshimi është i dukshëm. Jam shumë e kënaqur nga ndërhyrja dhe besoj që rekuperimi do jetë i shpejtë”, shprehet 70-vjeçarja. Mjeku Tonin Alia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale me të njëjtat metoda siç ato realizohen në vende të zhvilluara të Europës. Kirurgu I mirënjohur ortoped tashmë prej muajsh i është bashkuar Spitalit Amerikan.

I ardhur nga Milano, pas një experience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali ka zgjedhur spitalin Amerikan për teknologjinë e avancuar që i mundëson kryerjen e ndërhyrjeve kirugjikale tepër të vështira.

Doktor Tonin Alia, veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e ka nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori