Zjarr i frikshëm në Amerikë, mijëra banorë evakuohen, shihni pamjet (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Arizona të SHBA-ve, duke djegur të paktën 24 ndërtesa.

Flakët e zjarrit janë përhapur në përmasa të mëdha nga era e fortë.

Si rrjedhojë mbi 2 mijë banorë rreth zonës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie, pasi flakët po përhapen shumë shpejt.

Zjarri, i quajtur “Zjarri i Tunelit”, përfshiu Arizonën verilindore, duke djegur kodra 23 milje në veri të Flagstaff dhe duke shkrumbuar më shumë se 66,000 hektarë tokë, sipas Inciweb Fire Information System./albeu.com

 


Shtuar 20.04.2022 19:14