Aksident në qendër të Shëngjinit, makina përplas rëndë fëmijën e mitur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur sot në qendër të Shëngjinit në Lezhë. Një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur që po kalonte rrugën.

Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i  policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 09:10