Takimi me Presidentin, Alibeaj: U thirra në cilësinë e drejtuesit të PD, çfarë i kërkova Begajt

Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë mbrëmjen e sotme ku kanë zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Alibeaj në fjalën e tij për mediat pas takimit, ka zbuluar se ka sugjeruar që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërt.

“Presidenca duhet që një orë e më parë tu japë shqiptarëve një datë zgjedhjesh. Data e zgjedhjeve është data e zgjedhgjeve së shqiptarëve. Ata dua të shprehen një orë e më parë. I kërkova dhe dicka tjetër. Se në momentin që presidenti do të flasë për të caktuar datën e zgjedhjeve të mos bie ndesh me reformën territoriale, i kërkova që të mund të shprehej pas datës 1 tetor që të mos bëhet pengesë apo të kreijohen keqjkuptime. Ky ishte qëndrimi që patë.

E pyeta presidentin, jam thirrur në detyrën e drejtuesit të PD-së,”, Alibeaj.