Çokollata magjike me 17 bimë mjekësore, ilaçi më i kërkuar nga femrat
Pëlqej
Në treg kanë dalë çokollatat që lehtësojnë dhimbjet mestruale dhe funksionojnë si një ëmbëlsirë magjike.

Kjo çokollatë e prodhuar në Zvicër, me përmbajtje 60% kakao dhe 17 bimë mjekësore nga malësitë zvicerane ka përbërës të cilët kur bashkohen lehtësojnë dhimbjet gjatë ditëve të periodave.

“Frauenmond” që do të thotë “hëna e grave” është prodhuar nga kompania e çokollateve me synimin që të lehtësojë dhimbjet për ato gra që gjatë ciklit nuk i përballojnë dot.

Duket se medikamenteve u ka ardhur fundi dhe kjo çokollatë është e ardhmja. Efekti qetësues krijohet nga ndërveprimi i molekulave të çokollatës me 17 bimët.

Ndonëse në përmbajtje ka bimë mjekësore, çokollata është e ëmbël dhe tërësisht organike. Studimet nga universiteti i North Carolina State University treguan se shtimi i komponimeve fenolike i jep të njëjtën fuqi antioksiduese si çokollata e errët./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori