Obeziteti ka pasoja edhe në tru. Në fakt, niveli i lartë i dhjamit në trup
lidhet me diferenca të formës dhe strukturës së
trurit, përfshirë edhe rënie të volumit të
materies gri.
Këtë zbulim e ka bërë një studim i kryer nga "Leiden University Medical Center", në Holandë, dhe i publikuar në revistën shkencore "Radiology".
Edhe kërkime të mëparshme kanë lidhur obezitetin me rritjen e rrezikut për dobësimin e aftësive njohëse dhe shfaqje të problemeve mendore, duke sugjeruar se kjo sëmundje shkakton ndryshime në tru.
"Kemi zbuluar se të kesh nivele të larta dhjami të përhapur në tru
lidhet me zvogëlimin e volumit të strukturave të rëndësishme në tru, përfshirë atë të
materies gri që ndodhet në qendër të
trurit", thekson A.
Dekkers, autorja kryesore e këtij studimi. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019,
ora 17:48