2 muaj luftë: Ky është numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina në Poloni

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, më shumë se 2.9 milion persona janë larguar nga vendi drejt Polonisë.

Por ndërkohë është vënë re se numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.

Në kulmin e krizës së refugjatëve, më 6 mars, 142,300 njerëz u larguan nga Ukraina në Poloni.

Para luftës, numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni arrinte në 16,800.

Por sisa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia.

Studiuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se aktualisht mbeten rreth 1.3-1.4 milionë.

Më shumë se 900,000 ukrainas kanë aplikuar për një numër identiteti kombëtar polak.