Një sëmundje ngjitëse mund të vrasë 30 milion njerëz në dekadën e ardhshme
Pëlqej
Me tërë këto fatkeqësi natyrore të cilat janë duke e pushtuar botën, dhe në anën tjetër kërcënimet për luftë me bomba nukleare, tani është bërë e vështirë të dihet se cili rrezik është më i frikshmi për njerëzimin.

Por një nga kërcënimet më të mëdha që ekziston për momentin, është faktikisht edhe më i vjetri: një sëmundje ngjitëse, e cila mund të zhvillohet në mënyrë natyrale apo të krijohet nga vetë njerëzit, siç është rasti i bioterrorizmit.

Siç kanë shkruar së fundmi Bill dhe Melinda Gates, sëmundjet ngjitëse dhe kronike janë kërcënimi më i madh publik me të cilin do të ballafaqohet bota në dekadën e ardhshme.

Dhe pavarësisht se Gates kanë thënë në një konferencë shtypi se sa i përket sëmundjeve kronike janë shënuar progrese, prapëseprapë si njerëz jemi të papërgatitur të ballafaqohemi me sëmundje ngjitëse.

Bill ka deklaruar se dekada e ardhshme do të jetë më problematikja për njerëzimin, dhe është një rrezik i madh.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, Bill Gates e ka me të drejtë këtë shqetësim, të cilët thonë se një epidemi e ardhshme mund të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz për më pak se një vit. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori