Një pajisje dore mund të identifikojë kancerin në 10 sekonda
Disa shkencëtarë të Universitetit të Texasit në SHBA, kanë deklaruar se përmes një pajisje dore mund të identifikojnë indet kanceroze në vetëm 10 sekonda.

Sipas tyre, pas këtij zbulimi, mund të bëhen ndërhyrje kirurgjikale për t’a hequr tumorin më shpejt, më të sigurtë dhe më preciz.

Ata shpresojnë se do të eleminojnë dyshimet se pas operacionit të ketë mbetur ndonjë ind kanceroz.

Provat e publikuara në “Science Translational Medicine”, dëshmojnë se teknologjia e ka saktësinë në 96 për qind të kohës që punon.

Pajisja ‘MasSpec Pen’ ka avantazhin e një metabolizmi unik të çelizave të kancerit. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori