Me videon romantike, Luiz Ejlli prezanton këngën që i ka dedikuar Kiarës (VIDEO)

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re, që është një dedikim për partneren Kiara Tito.

Prodhimin e ri muzikor, Luizi e ka promovuar përmes një videoje romantike, ku shfaqet krah moderatores. Kjo e fundit mban në qafë varësen që këngëtari i ka dhuruar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shkëmben puthje mes njëri-tjetrin, ndërsa videoja shoqërohet me këngën e fituesit të “BBV”.

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala,

Ti e di je thesari im,

Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


Shtuar 25.07.2023 21:54