Një më një, këto ushqime shkaktojnë kancer
Pëlqej
Një studim nga një grup kërkuesish të revistës “Which” kanë zbuluar se cilat janë llojet e ushqimeve që mund të shkaktojnë kancer. Nga kërkimet e bëra është mësuar se mishi i përpunuar është njëri prej atyre ushqimeve që mund të shkaktojë kancer.

-50 gram mish i përpunuar në ditë mund të rrisë me 18% rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve. Është provuar gjithashtu se mund të jenë shkaktarë edhe të kancerit të stomakut, për shkak se mishi i përpunuar përmban nitrate, të cilat janë kancerogjene.

-Sa i përket pesticideve, gjithmonë është deklaruar se janë rrezik për të shkaktuar kancer. Por deri tani kjo nuk është provuar dhe nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur këtë pretendim. Megjithatë, personat që janë në kontakt direkt me pesticidet, si fermerët, janë më të ekspozuar për t’u prekur.

-Sheqeri mund të jetë shkaktar indirekt për kancerin. Nuk ka dëshmi shkencore për të mbështetur pretendimin se sheqeri shkakton kancer. Por, sheqeri çon në obezitet dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për prekjen nga kanceri.

-Alkooli renditet në listën e produkteve që janë shkaktarë të kancerit. Sipas studiuesve, ai është shkaktar i kategorisë së parë.

Por, a ka ushqime që mund të parandalojnë kancerin? Çaji i shafranit dhe çaji jeshil pretendohet se luftojnë sëmundjen e kancerit. Po kështu edhe manaferrat, shegët dhe vaji i peshkut. Por shkencërisht, studiuesit thonë se nuk ka prova të besueshme që asnjë ushqim ndikon në parandalimin e kancerit. Sipas studimit, nuk ka prova konkrete që të sugjerohen ushqime të caktuara të cilat mund të ndihmojnë për të luftuar kancerin.

Megjithatë, për të reduktuar rrezikun nga kanceri, duhet të hiqni dorë nga pirja e duhanit, të mbani një peshë të shëndetshme dhe të konsumoni sa më shumë fruta e perime.
Shtuar më 12/02/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori