Një domate në ditë, mban larg sulmet e rrezikshme në zemër
Pëlqej
Sulmet e zemrës janë urgjencë serioze mjekësore që kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Sulmi i zemrës shkaktohet kur furnizimi i zemrës me gjak papritmas bllokohet.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i dietës dhe stilit të jetesës mund t’ju ndihmojë t’i zvogëloni shanset për sulm në zemër.

Dieticistja Juliette Kellow dhe nutrocinistja Dr. Sarah Brewer kanë thënë se duke ngrënë më shumë domate ju e ulni kolesterolin dhe shtypjen e gjakut – që të dyja këto janë faktorë të sulmeve të zemrës.

Efektet shëndetësore të domateve vijnë nga licopeni, antioksidues i fuqishëm që njëkohësisht e rritë edhe nivelin e kolesterolit të mirë në trup shkruan telegrafi.

Ndër tjerash, domatet janë burime të mahnitshme të vitaminës A dhe C.

Sa i përket asaj se sa shpesh duhet të hani domate, ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një domate në ditë. /Telegrafi/
Shtuar më 22/10/2018, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori