Padiskutim që frutat bëjnë mirë për organizmin tonë, e një ndër to është edhe
molla. Përpos konsumimit të saj në forma të ndryshme, sikundër e gjejmë dhe në gatime, një vlerë të madhe kanë edhe
lulet e saj teksa përgatitet çaji.
Molla, për shkak të materieve të pazëvendësueshme që përmban,
ndikon pozitivisht në mjekimin e shumë sëmundjeve.
Çaji që përgatitet nga
lulet e mollës konsumohet kundër ftohjes, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Jo vetëm kaq, por ky çaj është i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe
ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjekët shtojnë se ky çaj përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 13:30