Ngrënia e frutave dhe perimeve të zgjat jetën
Ngrënia e frutave dhe perimeve të zgjat jetën. Ky është përfundimi ku kanë arritur disa hulumtues britanikë. Ata kanë marrë një kampion prej 65.000 burrash dhe grash.

Studiuesit britanikë kanë zbuluar se burrat dhe gratë që kanë konsumuar më shumë fruta dhe perime në jetën e tyre kanë më pak mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës apo kanceri.

Sipas BBC, që të merren masa për një parandalim sa më të madh të sëmundjeve që rrezikojnë jetën, duhet që frutat dhe perimet të konsumohen të freskëta.

Efektin më të madh mbrojtës ndaj sëmundjeve thuhet se e kanë perimet e freskëta, ndërsa pas tyre vijnë sallatet dhe frutat. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2014, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori