Ngjyra e kuqe dhe ndikimi i saj tek sjellje tona
E kuqja është ngjyra e cila ka një ndikim të theksuar në në disponimin, perceptimin dhe veprimin tonë. Sipas degës së shkencës “Psikologjia e ngjyrës”, veshja e rrobave të kuqe mund ta ndryshojë njeriun psikologjikisht, por ajo mund ti ndryshojë edhe ekuilibrin e hormoneve.

Sipas psikologëve nga Universiteti i Durhamit, Russell Hill dhe Burton përcollën sportet luftarake si boksi dhe taekwondo kur sportistët bartnin në mënyrë rastësore pajisje ose të kuqe ose të kaltër dhe kështu ua mundësonin shkencëtarëve që ta krahasonin performancën e këtyre sportistëve.

"E kuqja nuk e shndërron garuesin në një atlet të shkëlqyeshëm,” tha Hill, duke shtuar se ajo vetëm ndihmon kur njerëzit janë në një kategori të ngjashme. Ky “studim i parë i kuqërremtë” përfshiu një numër eksperimentesh të tjera, duke gjetur kështu rezultate të ngjashme me të, për shembull, ndeshjet e futbollit në të cilat kishte më pak gjasa që lojtarët do të shënonin gol, nëse portieri kishte fanellë të kuqe.

Gjithashtu, veshja me rroba të kuqe mund të ndihmojë në intervistë për punë, ndërsa disa ekspertë të modës sugjerojnë se e kuqja lidhet me pushtet dhe dominim në vendin e punës.
Lëkura pak më e kuqe është rezultat i qarkullimit të mirë dhe sinjalizon shëndet dhe kondicion të mirë, prandaj ka të ngjarë që njerëzit i “lexojnë” rrobat e kuqe në të njëjtën mënyrë.

Ashtu si tek rezultatet sportive, sekreti mund të qëndrojë vetëm në mendjen e njeriut, si dhe në sytë e vështruesit. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori