Morën titullin si “binjaket më të bukura në botë” 10 vite më parë, ja si duken ato tani

Dy binjake të cilat morën titullin 10 vite më parë si “binjaket më të bukura në botë”, duken po aq të bukura edhe tani.

Ato lindën në vitin 2010, më herët se sa pritej, por fatmirësisht ishin plotësisht të shëndetshme. Ava Marie dhe Leah Rose Clements janë bërë dyshja mjaft dinamike në botën e argëtimit dhe modës.

Që në lindje, njerëzit i kanë admiruar për tiparet dhe bukurinë e tyre të mrekullueshme. Familja e tyre dhe madje edhe të huajt vunë re se sa simetrike ishte struktura e fytyrës së tyre dhe sa të bukur e kishin lëkuren dhe flokët e tyre.

Shumë njerëz filluan ta inkurajonin Jaqin, mamanë e tyre që t’i ndihmonte binjakët të ndiqnin karrierën e modelingut. Pasi vajzat mbushën 6 muajshe, ajo gjeti një agjenci modelimi në Los Angeles, por nuk mundi ta vazhdojë pasi i merrte shumë kohë nga dita e saj. Kështu familja vendosi të provonte një jetë normale për një kohë dhe t’i linte binjakët pranë bashkëmoshatarëve të tyre. Ndërsa u rritën, ata filluan të pëlqejnë klasat e notit dhe kërcimit.

Në ditën e ditëlindjes së tyre të 7-të, Jaqi vendosi t’ua prezantojë vajzave idenë e modelingut.

“Unë ua prezantova idenë time vajzave që, nëse do të ishin të gatshme, përveç orëve të tyre të kërcimit dhe praktikave të ekipit të notit që kishin çdo javë, ato mund të provonin modelimin,” tha mamaja.

Vajzat ishin shumë të emocionuara për të filluar karrierën e tyre të modelingut dhe ishin tashmë talente natyrale.

Tani vajzat kanë një llogari në Instagram të quajtur @clementstwins, dhe kane mbi 2 milionë ndjekës. Vajzat vazhdojnë të bëjnë gjëra të mahnitshme në karrierën e tyre të modelingut.


Shtuar 19.08.2023 22:45

Tags: